Bifurkacioni sh.a
Kompania Regjionale e Ujit dhe Kanalizimit "Bifurkacioni", sh.a., (më tej "Kompania") është ndërmarrje
publike që ofron shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mbledhje të ujërave të zeza në pjesën
jug-lindore të Kosovës përkatësisht në komunat e Ferizajit dhe Kaçanikut.
Nga viti 1999 Kompania i është nënshtruar procesit të konsolidimit deri më 31 Qershor 2007 kur është
transformuar në shoqëri aksionare nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht Ministria për Tregti dhe Industri.
Deri në 31 Qershor 2008 Kompania është mbikëqyrur nga Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit, ndërsa pas
kësaj date Kompania besohet se do të mbikëqyret nga Ministria e Financave ose Komunat e Ferizajit
dhe Kaçanikut.
Kompania posedon licencën për kryerjen e veprimtarisë së saj, të lëshuar nga Zyra Rregullatore për
Ujë dhe Mbeturina.
Prodhimi dhe shitja e ujit të pijshëm, mbledhja e ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike janë aktivitetet kryesore të ndërmarrjes.
Vlerat kryesore të Kompanisë janë përkushtimi për ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj konsumatorëve,
arritja e vetëqëndrueshmërisë financiare, dhe të qenit transparent ndaj akterëve relevant të sektorit të ujit në Kosovë.