Regjistrimi i konsumatorit të ri

Që të regjistroheni si konsumator i ri, ju duhet të paraqiteni pranë zyreve të kompanisë KRU Bifurkacioni ShA, konkretisht tek  Shërbimit për Konsumator dhe të plotësoni aplikacionin për kyçje të re. Personat fizik duhet te sjellin dokumentin identifikues ndërsa personat Juridik  duhet të sjellin edhe certifikatën e regjistrimit te biznesit. Brenda 48 orëve ekipet e kompanisë do të dalin në pronën tuaj për të shqyrtuar kërkesën dhe mundësinë teknike për kycje në infrastrukturën tonë. Pas aprovimit te kërkeses suaj do te paiseni me lejen për kyçje dhe do ta  nënshkruani kontratën për furnizim me ujë të pijshëm. Kompania KRU Bifurkacioni ShA  do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve prej pranimit të kërkesës për kyçje (gjatë orarit te punës).