Historiku

Kompania Rajonale  e Ujësjellësit Bifurkacioni ShA, (Kompania) është ndërmarrje publike komunale që ofron shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mbledhje të ujërave të zeza në pjesën jug-lindore të Kosovës në Komunat e Ferizajt, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Nga viti 1999 Kompania i është nënshtruar procesit të konsolidimit deri më 31 Qershor 2007 kur është themeluar si shoqëri aksionare nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht Ministria për Tregti dhe Industri, me aksionar Qeverinë e Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacioni  Ferizaj 4 deri në 31 Qershor 2008  është mbikëçyrur nga Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit, ndërsa pas kësaj date deri më 31.12.2019 Kompania është mbikëqyrur nga Komuna e Ferizajit kurse nga viti 2020 mbikçyret Qeveria e Kosovës njëkohësit  edhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave përmes Administratës Tatimore të Kosoves për obligimit tatimore që lindin nga veprimtaria e Kompanisë.

Kompania posedon licencën për kryerjen e veprimtarisë së saj, të lëshuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) . Prodhimi dhe shitja e ujit të pijshëm, mbledhja e ujërave të zeza janë aktivitetet kryesore të ndërmarrjes.

Vlerat kryesore të Kompanisë janë përkushtimi për ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj konsumatorëve, arritja e vetë qëndrueshmërisë financiare dhe të qenit transparent ndaj akterëve relevant të sektorit të ujit në Kosovë