Misioni dhe Vizioni

Menagjmenti i KRU “Bifurkacioni” sh.a. i përkrahur nga palët e interesit (Bordi i Drejtorëveaksionari, ARRU, donatorët, komuna Ferizaj, institucionet qeveritare, konsumatorët etj) dhe me ndihmën e të gjithë punëmarrësve kanë për motiv furnizimin cilësor dhe sasior me ujë të pijes dhe largimin e ujërave të ndotura.

Ofrimi i shërbimeve kualitative dhe rritja e qëndrushmerisë finaciare është synimi i së tashmes dhe i së ardhmes së kompanisë. Të vetëdijshëm se në kushtet e tanishme kjo është një gjë e pamundur,do të vihen në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe burimet financiare që të minimizohen humbjet teknike dhe eliminohen në tërësi humbjet administrative të ujit nga njëra anë dhe të maksimalizojnë të gjitha aktivitetet lidhur me rritjen e shkallës së arkëtimit. Prandaj ky është prioriteti i parapërcaktuar:

Zvogëlimi i sasisë së ujit të pa faturuar si dhe rritja e normës së pagesave të konsumatorëve për shërbimet duke reflektuar në rritjen e qëndrushmërisë financiare. Përmes këtyre aktiviteteve në të ardhmen do të krijohen kushte të favorshme për rritjen e nivelit të investimeve nga burimet vetjake. Përafrimi i përmbushjes së një vizioni tillë do të krijonte parakushte më të mira për investime nga donatorët, bankat dhe institucionet tjera financiare.

Misioni i KRU “Bifurkacioni” sh.a.

  • Furnizimi me ujë të pijes në pajtim me standardet e OBSH-së Maksimalizimi i kohës së furnizimit,
  • Largimi i ujërave të ndotura,
  • Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm
  • Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujërave të ndotura

Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë të përqëndruar konsumatorin në qendër të vëmendjes. Të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim dhe qasje në shërbim:

  • Pa diskriminim racor,
  • Pa diskriminim në përkatësinë religjioze,
  • Pa diskriminim në përkatësinë kombëtare,
  • Pa diskriminim në përkatësinë gjinore etj.

Kompania Rajonale për Ujë “ BIFURKACIONI “ SH.A. Ferizaj Duke përmbushur këtë “mision” do të bëhet e mundur sigurimi vetëqendrushmerine me qëllimin e fundit që të sigurojë shërbime cilësore të ujit të pijshëm në pajtim me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Çasja e afarizmit të kompanisë do të jetë transparente dhe e bazuar në dispozitat ligjore. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me palët e interesit:

  • Punëmarrësit,
  • Komuna Ferizaj permes Bordit te Drejtoreve dhe Komisionit te Aksionareve,
  • Komuna Kaçanik permes Bordit te Drejtoreve dhe Komisionit te Aksionareve,
  • Ministrinë për Ekonomi dhe Financa,
  • Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik,
  • Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
  • Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU),
  • Konsumatorët ( të organizuar në komisione,shoqata etj).
  • Donatoret dhe institucionet financiare