Për ne

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacioni, ShA, (më tej Kompania) është ndërmarrje publike që ofron shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mbledhje të ujërave të zeza në pjesën jug-lindore të Kosovës përkatësisht në komunat e Ferizajit, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Nga viti 1999 Kompania i është nënshtruar procesit të konsolidimit deri më 31 Qershor 2007 kur është transformuar në shoqëri aksionare nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht Ministria për Tregti dhe Industri.

Deri në 31 Qershor 2008 Kompania është mbikëqyrur nga Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit, ndërsa pas kësaj date Kompania besohet se do të mbikëqyret nga Ministria e Financave ose Komunat e Ferizajit dhe Kaçanikut.

Kompania posedon licencën për kryerjen e veprimtarisë së saj, të lëshuar nga Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU).

Prodhimi dhe shitja e ujit të pijshëm, mbledhja e ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike janë aktivitetet kryesore të ndërmarrjes.

Vlerat kryesore të Kompanisë janë përkushtimi për ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj konsumatorëve, arritja e vetëqëndrueshmërisë financiare, dhe të qenit transparent ndaj akterëve relevant të sektorit të ujit në Kosovë.