KONKURS

Ferizaj, - 15:29

Vende të lira pune

Duke u bazuar në Nenin 21, Paragrafi 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, në Nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Nenit 21,  Paragrafi 21.4 të Ligjit bazik Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, në Nenin 8, Pika 1 dhe 2 të Ligjit të Punës 03/L-212, si dhe në Nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik Nr. 07/2017, Bordi i Drejtorëve (BD) të KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur më 20.01.2021, mori vendim të shpallë:

 

K  O  N  K  U  R  S

 

Për vendet e lira të punës:

1-Kryeshef Ekzekutiv  (1)

2-zv. Kryeshef Ekzekutiv (1)

3-Sekretar i kompanisë (1)

4-Zyrtar Kryesorë i Financave dhe Thesarë (1)

-Orari i plotë i punës - Po,

-Kohëzgjatja e kontratës - 3 vjeçare,

-Koeficienti - në përputhje me politikat zhvillimore të kompanisë.

 

I.Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për pozitën Kryeshef Ekzekutiv

-Udhëheqë, organizon, kontrollon, bashkërendon punën në kompani,

-Përfaqëson Kompaninë pran organeve më të larta dhe kompanive të ndryshme mbrenda dhe jasht Komunës,

-Në bashkërendim me Bordin Ekzekutues propozon dhe vendosë kuadrin professional,

-Organizon punën në kompani ,

-Vendos për sistemimin e punëtorëve  në punë dhe detyra të punës,

-Vendos mbi përgjegjësinë disiplinore të punëtorëve në bazë të ligjit dhe Rregullores mbi disiplinën në punë,

-Jep propozime Bordit Ekzekutiv të Kompanisë për marrjen e vendimeve të ndryshme dhe kujdeset për zbatimin e ligjëshmërisë në Kompani,

-Në lëminë e marrëdhënies së punës merr vendim në bazë të Statutit të Kompanisë për përcaktimin e politikës kadrovike

-Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me Statut dhe Rregullore të Kompanisë,

-Është përgjegjës  për organizimin e procesit të punës në Kompani,

-Është përgjegjës  për zbatim të ligjshmërisë dhe akteve tjera normative,

-Është përgjegjës për përmbushjen e planit financiarë dhe rezultateve të punës në kompani,

-Për punën e vetë i përgjigjet Bordit të Drejtorëve.

 

I. Përgatitja shkollore për pozitën Kryeshef Ekzekutiv

-Fakulteti; Juridik,  Ekonomik,  Ndërtimtarisë-drejtimi i Hidroteknikës e tjera.

-Së paku 5 (pesë) vite përvojë pune në profesion mbas diplomimit,

-Të këtë aftësi për punë nën presion,

-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,

-Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Axcel Powerpoint, PIP).

 

II.Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për zv. Kryeshef  Ekzekutiv

- Në bashkëpunim me Kryeshefin Ekzekutiv përcjell realizimin e Planit të Biznesit,

-Në bashkëpunim me KE. përcjell punët në sektorin e prodhmit , distribuimit, faturimit dhe inkasimit,

-Angazhohet në bashkërendimin e punëve të  departamenteve të kompanisë, ,

-Ndihmon KE në organizimin e punëve të shërbimeve të caktuara ,

-Jep propozime dhe arsyetime për marrjen e masave për rritjen e të hyrave , zvogëlimin e shpenzimeve,

-Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj, Statut dhe Rregullore të Kompanisë.

-Është përgjegjës së bashku me KE. Për organizimin e procesit të punës në Kompani,

-Është përgjegjës së bashku me KE. për zbatim të ligjshmërisë dhe akteve tjera normative,

-Është përgjegjës së bashku me KE. për përmbushjen e planit financiarë dhe rezultateve të punës në kompani,

-Për punën e vetë i përgjigjet KE-së dhe Bordit të Drejtorëve

 

- Përgatitja shkollore për pozitën zv.Kryeshef Ekzekutiv

-Fakulteti; Juridik,  Ekonomik,  Ndërtimtarisë-drejtimi i Hidroteknikës e tjera.

-Së paku 5 (pesë) vite përvojë pune në profesion mbas diplomimit,

-Të këtë aftësi për punë nën presion,

-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,

-Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Axcel Powerpoint, PIP).

 

III. Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për pozitën Sekretar të Kompanisë

-Udhëheqë dhe mbikqyrë punët juridike-administrative në kompani,

-Vepron si agjent i kompanisë për pranimin e njoftimeve,

-Kryen të gjitha aktivitetet, publikimet për autoritetin përkatës siç kërkohet me ligj dhe statut,

-Koordinon punët me Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë dhe përgatit materialet dhe dokumente për mbedhjet e BD,

-Mbikqyrë mirëmbajtjen dhe azhurimin e rregullt në web-faqen e kompanisë,

-U jep këshilla juridike punëtorëve të kompanisë,

-Është përgjegjës për mbajtjen e proçesverbaleve të secilës mbledhje të BD dhe Komitetit të Auditimit,

-Është përgjegjës për harmonizimin e akteve normative në kompani me ligjet në fuqi,

-Është përgjegjës për zbatueshmërinë e ligjit në kompani,

-Për punën e tij, i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve.

 

III. Përgatitja shkollore për pozitën Sekretar të Kompanisë

-Fakulteti Juridik,

-Së paku 3 (tri) viet përvojë pune profesionale nga fusha e qeverisjes korporative ose të drejtës së shoqërive tregëtare,

-Të këtë aftësi për punë nën presion,

-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,

-Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Axcel Powerpoint, PIP).

 

IV. Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për Zyrtar Kryesorë të Financave dhe Thesarë

-Udhëheqë , organizon, përcjellë dhe kontrollon punën e shërbimit financiarë,

-Siguron zbatimin e politikës financiare sipas vendimeve të Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve,

-Përkujdeset për sigurimin e mjeteve për punër të rregullt dhe pagesën e detyrimeve,

-Jep udhëzime për organizimin e metodës së punës të kontrollit financiarë,

-Përgatit planin për propozimin e të hyrave të përgjithshëme dhe shpërndarjen e tyre,

-Kujdeset për kordinimin e punëve në kontabilitet, financa dhe analyze,

-Zbaton ligjshmërinë në fushën e financave,

-Harton planet vjetore dhe periodike të kompanisë në afate ligjore,

-Kujdeset për afarizëm të suksesshëm të kompanisë dhe pagesën e të ardhurave personale të punëtorëve,

-Për punën e vetë i përgjigjet kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve.

 

IV. Përgatitja shkollore për pozitën Zyrtar Kryesorë të Financave dhe Thesarë

-Fakulteti Ekonomik,

-Së paku 3 ( tri) vite përvojë pune në fushën e financave mbas diplomimit,

-Të këtë aftësi për punë nën presion,

-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,

-Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Axcel Powerpoint, PIP).

 

III. Procedura e aplikimit

-Aplikacioni për punë - kërkesa,

-Biografia, CV-ja,

-Çertifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj,

-Diploma e fakultetit,

-Letërnjoftimi, fotokopje,

-Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata,

-Dëshmi mbi përvojën e punës.

 

Aplikacioni merret në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, zyrën nr. 1 - KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zarf-pliko të mbyllur. Afati i konkursit për aplikim është i hapur 30 ditë, nga dita e publikimit në web-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 26.01.2021 e deri më 24.02.2021, prej orës 9.00 h – 15.00 h. Telefoni për kontakt 0290/320-650. 

 

Ferizaj, 25.01.2021                                                                                                                                     UD Kryesuesi i BD

 

                                                                                                                                                                       _______________

                                                                                                                                                                           Faruk Lipovica 

 

 

Konkursi_ 25.01.2021