Vendim për reduktim të stafit në përputhje me rekomandimin e Qeverisë së Kosovës

Ferizaj, - 14:42

Data:             14.03.2020

 

Për:               Punëtorët e KRU Bifurkacioni Sha Ferizaj

 

Cc:                Menaxherët e departamenteve dhe përgjegjësit e NjO-Kaçanik dhe ZSH-Hani i Elezit

 

Nga:              Xhabir Morina, Kryeshef Ekzekutiv

 

Lënda:          Vendim

 

 

Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/09, Pika 9, të datës 13.03.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Bifurkacioni ShA, në mbledhjen e jashtëzakonshme me stafin menaxhues të kompanisë, të mbajtur më 14.03.2020, nxjerr këtë:

 

V  E  N  D  I  M

 

Reduktohet stafi dhe veprimet esenciale në të gjitha departamentet e kompanisë, në Fabrikën e Prodhimit dhe Përpunimit të Ujit në Pleshinë, në Njësinë Operative në Kaçanik dhe në Zyrën e Shërbimeve në Hanin e Elezit, por duke mos rrezikuar për asnjë moment kryerjen e funksioneve themelore të kompanisë, në shërbim të konsumatorëve-qytetarëve.

 

A  r  s  y  e  t  i  m

 

Duke pasur parasysh situatën e krijuar lidhur me pëprhapjen e Corona Virus COVID-19 dhe Vendimin e lartëpërmendur të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive të këtij virusi, Kryeshefi Ekzekutiv thirri një mbledhje të jashtëzakonshme me stafin menaxhues të kompanisë, më 14.03.2020 në ora 15.00.

Në mbledhje u shqyrtua situate e krijuar, konform vendimit të qeverisë dhe në fund u mor vendim për masat përkatëse brenda kompanisë, si në dispozitiv të këtij vendimi.

Vendimi është në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të punëtorëve të KRU-Bifurkacioni.

 

                                                                                                                                                     Kryeshefi Ekzekutiv

                                                                                                     

                                                                                                                                                         _______________

                                                                                                                                                            Xhabir Morina

                                                                                                                           

 

Masat për reduktim të stafit