KONKURS
Ferizaj,
-
09:48
KRU "BIFURKACIONI" SH.A shpallë konkurs për dy (2) vende Pune.
Duke u bazuar në nenin 8.1. Ligji i Punës. Nr. 03/L-212 , nenin 21 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike 03/L-087 neni 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-087, neni 183 të Ligjit nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregëtare . dhe në Rregulloren mbi SPVP. Nr. 775 të 24.12.2007, Bordi i Drejtorëve në KRU. “Bifurkacioni” sha. në Ferizaj shpallë:
K O N K U R S
Për vendet e lira të punës :
1.- Kryeshef Ekzekutiv .
2.- Zv. Kryeshef Ekzekutiv.
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale për pozitën e punës: Kryeshef Ekzekutiv .
- - Kandidati duhet të ketë përgatitje Universitare – të ketë së paku 5. vite përvojë pune menaxheriale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Udhëheq, organizon, dhe mbykqyrë punën në kompani, urdhëron zbatimin e tyre
- Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve organizatave dhe organeve relevante në Komunë dhe jasht sajë.
- Në marrëveshje me Bordin e Drejtorëve dhe Stafin Menaxhues propozon dhe vendosë kuadrin professional të kompanisë.
- Kërkon nga udhëheqësit e departamenteve punuese raporte mujore, vjetore si dhe hartimin e projekteve teknike dhe financiare.
- Organizon punën në kompani dhe merr masa ndërshkuese ndaj atyre që nuk i zbatojnë urdhëresat e punës dhe detyrat e punës
- Vendos mbi sistemimin e punëtorëve në vende të caktuara të punës në bazë të rregullores.
- Vendosë mbi përgjegjësinë materiale dhe disiplinore të punëtorëve në bazë të ligjit dhe rregulloreve të aplikueshme në kompani.
- Merr vendime në bashkëpunim me Stafin Menaxhues dhe kujdeset për zbatimin e tyre, kujdeset për sigurinë dhe disiplinën në kompani.
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale për poziten e punës: zv.Kryeshef Ekzekutiv.
- Kandidati duhet të ketë përgatitjen Universitare – të ketë së paku 3 vite përvojë pune menaxheriale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Në bashkëpunim me KE përcjell realizimin e Planit të Biznesit
- Ndihmon KE në organizimin e punëve të shërbimeve të caktuara.
- Angazhohet në koordinimin e punëve të departamenteve të kompanisë.
- Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Ligj,Statut dhe Rregullore të Kompanisë
Procedura e aplikimit:
- Aplikacioni për punë.
- CV-në
- Dëshmi për kualifikimin professional.
- Çertifikata e lindjes apo Ekstrakti. /jo më e vjeter se 6 muaj/
- Leternjoftimi fotokopje
- Dëshmi mbi përvojen e punës përkatëse.
- Vërtetimin nga Gjykata se nuk ushtrohet procedurë hetimore /jo më i vjeter se 6 muaj/.
- Konkursi mbetet i hapur 15. ditë nga dita e publikimit në mjete të informimit, dokumentet dorëzohen në Departamentin e Administrates në KRU. “Bifurkacioni” sh.a. Rr. “Enver Topalli” nr. 45. Ferizaj (zyren nr. 1 ),prej ores 9,oo h – 15,oo h. deri më datë: 02.05.2018,
Më : 18.04.2018 Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve
/z. Valon Sadiku/