Stafi i KRU Bifurkacioni është tejet i përkushtuar për të trajtuar rastet në lidhje me ankesat dhe kërkesat e konsumatorëve për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Ashtu siq parashihet edhe me dispozita ligjore egzistojnë dy nivele apo shkallë të paraqitjes së ankesave:

1. Në nivelin apo shkallën e parë  ankesa duhet të adresohet tek KRU Bifurkacioni
Konsumatori i pa kënaqur me shërbimet e ofruara nga KRU Bifurkacioni, ka të drejtë të paraqesë kërkesë ose ankesë në çdo kohë brenda orarit të punës duke plotësuar  formën për ankesë.

2. Në nivelin apo shkallën e dytë ankesa duhet të adresohet për Komisionin për Zgjidhjen e Ankesave të Konsumatorëve

Ky komision  është themeluar dhe vepron në kuadër të ARRU (Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit)

 

  1. Formulari i Ankesës në shkallë të parë 14/11/2019
  2. Formulari i Ankesës në shkallë të dytë 14/11/2019