Poseduesi i ri i pronës cili pretendon të jetë konsumator i ardhshëm, duhet të paraqitet pranë zyrave te KRU Bifurkacioni ShA dhe të sjellë dokumentacionin si në vijim:
Kur ndërrohet pronari-shitblerje:
Kërkesa e konsumatorit për ndryshimin e emrit,
Kopja e kontratës së shitblerjes e noterizuar,
Fletëpagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.
Kur konsumatori kërkon ndryshimin e emrit me pjesëtar tjetër të familjes:
Kërkesa e konsumatorit për ndryshimin e emrit,
Çertifikata familjare,
Deklarata nga konsumatori paraprak (aktual), që me dëshirë kërkon të ndërrohet emri në kartelë (faturë),
Fletëpagesa- që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.
Kur konsumatori i evidentuar vdes:
Kërkesa e anëtarit të familjes së konsumatorit që ka vdekur për ndryshimin e emrit,
Certifikata familjare dhe certifikata e vdekjes,
Fletëpagesa- që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.