Historia jonë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacioni, ShA, (më tej Kompania) është ndërmarrje publike që ofron shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mbledhje të ujërave të zeza në pjesën jug-lindore të Kosovës përkatësisht në komunat e Ferizajit, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.
Nga viti 1999 Kompania i është nënshtruar procesit të konsolidimit deri më 31 Qershor 2007 kur është transformuar në shoqëri aksionare nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht Ministria për Tregti dhe Industri.
Deri në 31 Qershor 2008 Kompania është mbikëqyrur nga Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit, ndërsa pas kësaj date Kompania besohet se do të mbikëqyret nga Ministria e Financave ose Komunat e Ferizajit dhe Kaçanikut.
Kompania posedon licencën për kryerjen e veprimtarisë së saj, të lëshuar nga Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU).
Prodhimi dhe shitja e ujit të pijshëm, mbledhja e ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike janë aktivitetet kryesore të ndërmarrjes.
Vlerat kryesore të Kompanisë janë përkushtimi për ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj konsumatorëve, arritja e vetëqëndrueshmërisë financiare, dhe të qenit transparent ndaj akterëve relevant të sektorit të ujit në Kosovë.
Misioni jonë
Menagjmenti i KRU “Bifurkacioni” sh.a. i përkrahur nga palët e interesit (Bordi i Drejtorëveaksionari, ARRU, donatorët, komuna Ferizaj, institucionet qeveritare, konsumatorët etj) dhe me ndihmën e të gjithë punëmarrësve kanë për motiv furnizimin cilësor dhe sasior me ujë të pijes dhe largimin e ujërave të ndotura.
Furnizimi me ujë të pijes
Kompania Rajonale e Ujit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” është e përkushtuar për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor të ujit të pijshëm për konsumatorët e saj në komunat e Ferizajit dhe Kaçanikut. Procesi i furnizimit përfshin monitorim të rreptë dhe kontroll të cilësisë për të garantuar që uji i furnizuar është i sigurt dhe i pastër.
Largimi i ujërave të ndotura
Kompania “Bifurkacioni” siguron mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të ndotura në përputhje me standardet mjedisore, duke mbrojtur mjedisin dhe shëndetin publik. Me sisteme të avancuara kanalizimi, ajo garanton që ujërat e përdorura të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.
Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm
Kompania “Bifurkacioni” është e përkushtuar për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit të ujit të pijshëm për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor. Investimet në infrastrukturë dhe modernizimi i rrjetit ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe në mbulimin e nevojave të reja të konsumatorëve.
Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujërave të ndotura
Kompania “Bifurkacioni” kryen mirëmbajtje të rregullt dhe zgjerim të rrjetit të ujërave të ndotura për të siguruar funksionim efikas dhe mbrojtje të mjedisit. Me investime në infrastrukturë dhe teknologji moderne, kompania synon të përmirësojë kapacitetin e rrjetit dhe të përmbushë kërkesat e reja të komuniteteve që shërben.