Data: 18.04.2025
Për: Jeton Shabani, Kryeshef Ekzekutiv
Nga: Nazif Asllani, Menaxher i Divizionit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore (DABNj)
Lënda: Vendim Përfundimtar
Duke u bazuar në Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, Neni 8.1, Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 01/2024, Nenet 21 dhe 22; Konkursin e brendshëm me Nr. Protokoli 597, të shpallur më 06.03.2025; Vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv për formimin e Komisionit Intervistues – Përzgjedhës me Nr. Protokoli 848 të datës 24.03.2025 si dhe Vendimin për Themelimin e Komisionit të Ankesave me Nr.847 i datës 24.03.2025, DABNj harton këtë:
V E N D I M P Ë R F U N D I M T A R
PËRZGJEDHET, kandidati i suksesshëm i cili ka arritur numër të lartë të pikëve për pozitën përkatëse:
- Genc Reshani (kualifikimi: Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë) –Drejtor Teknik.ARSYETIM
Komisioni Intervistues – Përzgjedhës për pranimin në punë të kandidatëve/kanditatit ka mbajtur testin me shkrim më 02.04.2025, ndërsa më 10.04.2025 ka bërë intervistimin e kandidatit që ka aplikuar në konkursin me nr. protokoli 597 të shpallur më 06.03.2025, për vendin e punës:
- Drejtor Teknik, një (1) pozitë.
Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbledhjes së rezultateve në test me shkrim, intervistë dhe vlerësimit të CV-së është vërtetuar se kandidati Genc Reshani, i ka të gjitha dokumentet e kërkuara sipas konkursit, përgatitjen profesionale dhe ka treguar njohuri adekuate në test me shkrim dhe intervistim. Në bazë të njohurive dhe rezultateve të treguara gjatë procesit të vlerësimit, kandidati në fjalë i ka plotësuar të gjitha kushtet për t’u pranuar në pozitën e kërkuar sipas konkursit të shpallur.
Vendimi është shkruar në 3 (tre) kopje. Një kopje i dorëzohet Kryeshefit Ekzekutiv, një kopje në tabelën e Shaplljeve dhe një kopje arkiv – Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore (DABNj), për evidencë.
Këshillë juridike: Kandidatët e pa kënaqur me Vendimin, në afat prej tetë (8) ditësh nga shpallja e rezultateve përfundimtare mund të iniciojnë padi në gjykatën kompetente, me qëllim të realizimit të të drejtave që pretendojnë se ui janë shkelur.
Kopje:
1×1 Kryeshefit Ekzekutiv,
1×1 Tabela e shpalljeve,
1×1 Arkiv – DABNj.
Menaxheri i DABNj:
_________________________
Nazif Asllani