NJOFTIM PËR ANULIM TË KONKURSIT PUBLIK ME NR. 1117

Ferizaj, - 15:48

Data:           12.05.2022

Nga:            Jeton Shabani, Kryeshef Ekzekutiv

Lënda:        Njoftim për anulim të Konkursit

Duke u bazuar në Statutin e KRU Bifurkacioni SH.A, Neni 15, Paragrafi 3, Nën-Paragrafët 1 dhe 2 dhe Rregulloren mbi Sistematizimin e Punëve dhe  Detyrave të Punës të KRU Bifurkacioni ShA Nr.775 të  datës 24.12.2007, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, nxjerrë këtë:

 

Nj O F T I M

 

Për ANULIMIN e Konkursit Publik me Nr. Protokolli 1117 të shpallur me datë 4.05.2022 të shpallur në të përditshmen Koha Ditore dhe në ueb faqen e KRU Bifurkacioni SH.A., për pozitat:

 

  1. Arkëtues,  gjashtë (6) pozita, katër (4) pozita për zonën e shërbimit Ferizaj dhe dy (2) pozita për zonën e shërbimit Kaçanik;
  2. Ndihmës Operator në Fabrikën e Përpunimit të Ujit (FPU), tre (3) pozita;
  3. Sigurim Fizik, katër (4) pozita, dy (2)  pozita për zonën e shërbimit Ferizaj dhe dy (2) pozita për zonën e shërbimit Kaçanik;
  4. Punëtor fizik, një (1) pozitë për zonën e shërbimit Kaçanik;
  5. Inxhinier i Hidroteknikës, një (1) pozitë.

A r s y e t i m

Kryeshefi Ekzekutiv me datë 12.05.2022, përmes Vendimit nr. Protokolli 1238 ka anuluar Konkursin Publik me Nr. Protokolli 1117. Konkursi në fjalë ka pasur për qëllim pranimin e punëtorëve të rinj për plotësimin e pozitave të reja të cilat do të krijohen me rastin e vënies në funksion të Fabrikës për Përpunimin e Ujit në fshatin Talinoc, deri tek vendimi për anulim ka ardhur për shkak se gjatë procesit ri-strukturimit dhe ri-formatimit të brendshëm është vërejtur mundësia që pozitat e sipërpërmendura në masë të konsiderueshme të mbulohen nga stafi aktual i kompanisë.

Në këto rrethana është e nevojshme që së pari të përfundohet procesi i brendshëm i ristrukturimit përmes së cilit do të identifikohen nevojat për rekrutim dhe pastaj të vazhdohet me hapjen e një konkursi eventual për rekrutim të ardhmen.

 

 

                                                                                                                                                           Kryeshefi Ekzekutiv

                                                                                                                                                          ___________________

                                                                                                                                                               Jeton Shabani

 

 

Njoftimi për anulimin e Konkursit Nr. 1117