22 MARSI, DITA BOTËRORE E UJIT 2022 – UJËRAT NËNTOKËSORE
Ferizaj,
-
15:13
UJËRAT NËNTOKËSORË – TA NXJERRIM TË PADUKSHMEN NË PAH
Ujërat nëntokësore janë të padukshme, por ndikimi i tyre është i dukshëm kudo.
Përtej asaj që shohim, nën këmbët tona, ujërat nëntokësore janë një thesar i fshehur që pasuron jetën tonë.
Pothuajse të gjithë ujërat e ëmbla të cilat gjinden në formë të lëngshme në botë janë ujëra nëntokësore.
Ndërsa ndryshimet klimatike po përkeqësohen, gjendja e ujërave nëntokësore është gjithnjë e më kritike.
Është detyrë e jona që të punojmë së bashku për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme këtë burim të çmuar.
Uji nëntokësor mund të jetë jashtë syve, por nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite të rëndësishme një grup i nxënësve vizituan Fabrikën për Përpunimin e Ujit në fsh. Pleshinë, ku u njoftuan për së afërmi me procesin e përpunimit të ujit të pijshëm.