KOMUNIKATË PËR OPINIONIN E GJERË PUBLIK

Ferizaj, - 13:25

Gjatë ditës së sotme kemi vërejtur se në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacione të pa sakta përmes së cilave është vënë në dyshim cilësia e ujit të pijshëm. Një gjë e tillë ka ngjallur shqetësim tek konsumatorët e KRU Bifurkacioni ShA, kjo gjë është vërejtur edhe nga numri i shumtë i telefonatave që kemi marrë gjatë ditës së sotme.

KRU Bifurkacioni siguron të gjithë konsumatorët se uji i prodhuar është i sigurt për konsum dhe se i njëjti testohet përmes mostrave të mbledhura në baza ditore në laboratorin e kompanisë në fshatin Pleshinë si dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Analizat e mostrave të ujit, flasin se uji është brenda normave duke rezultuar i sigurt për konsum dhe në përputhje me parametrat e përcaktuara sipas udhëzimit administrativ 16/2012 i cili është udhëzim i njëjtë me standardet e Bashkësisë Europiane.

Bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që mos të bien pre e keqinformimeve të cilat vijnë nga burime të pa identifikuara, por të bazohen vetëm në informatat të cilat vijnë nga organet kompetente siç është KRU Bifurkacioni ShA apo Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

 

Ju faleminderit!