Konkurs

Ferizaj, - 15:29

Për vendet e punës: I. Sekretar i kompanisë (1) II. Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit (1)

Duke u bazuar në Nenin 21, Paragrafi 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, në Nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Nenit 21,  Paragrafi 21.4 të Ligjit bazik Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, në Nenin 8, Pika 1 dhe 2 të Ligjit të Punës 03/L-212, si dhe në Nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik Nr. 07/2017, Bordi i Drejtorëve të KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur më 25.09.2020, mori vendim të shpallë:

 

K  O  N  K  U  R  S

 

Për vendet e punës:

I. Sekretar i kompanisë (1)

II. Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit (1)

-Orari i plotë i punës - Po,

-Kohëzgjatja e kontratës - 3 vjeçare,

-Koeficienti - në përputhje me politikat zhvillimore të kompanisë.

 

I. Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

Për pozitën Sekretar i kompanisë

-Udhëheqë dhe mbikëqyr punët juridike-administrative në kompani,

-Vepron si agjent i kompanisë për pranimin e njoftimeve,

-Kryen të gjitha aktivitetet, publikimet për autoritetin përkatës siç kërkohet me ligj dhe statut,

-Koordinon punët me Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë dhe përgatit materialet dhe dokumente për mbledhjet e BD,

-Mbikëqyr mirëmbajtjen dhe azhurnimin e rregullt në ueb-faqen e kompanisë,

-U jep këshilla juridike punëtorëve të kompanisë,

-Është përgjegjës për mbajtjen e procesverbaleve të secilës mbledhje të BD dhe Komitetit të Auditimit,

-Është përgjegjës për harmonizimin e akteve normative në kompani me ligjet në fuqi,

-Është përgjegjës për zbatueshmërinë e ligjit në kompani,

-Për punën e tij, i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv dhe BD.

 

Për pozitën Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

-Udhëheqë, organizon, përcjell dhe kontrollon punën e shërbimit financiar të kompanisë,

-Siguron zbatimin e politikës financiare sipas vendimeve të Bordit Ekzekutiv të kompanisë dhe Bordit të Drejtorëve,

-Përkujdeset për sigurimin e mjeteve për punë të rregullt dhe pagesën e detyrimeve,

-Jep udhëzime për organizimin e metodës së punës të kontabilitetit financiar,

-Përgatit planin për propozim e të hyrave të përgjithshme dhe shpërndarjen e tyre,

-Kujdeset për koordinimin e punëve në kontabilitet, financa, plan dhe analizë,

-Zbaton  ligjshmërinë në fushën e financave,

-Harton planet vjetore dhe periodike të kompanisë në afate ligjore,

-Kujdeset për afarizëm të suksesshëm të kompanisë dhe pagesën e të ardhurave personale  të punëtorëve,

-Për punën e vet i përgjigjet  Bordit të Drejtorëve.

 

II. Përgatitja shkollore

Për pozitën Sekretar i kompanisë

-Fakulteti Juridik,

-Së paku 3 (tre) vjet përvojë pune,

-Të këtë aftësi për punë nën presion,

-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,

-Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel PowerPoint, PIP).

 

Për pozitën Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

-Fakulteti Ekonomik,

-Së paku 3 (tre) vjet përvojë pune në fushën e financave, pas diplomimit,

-Të këtë aftësi për punë nën presion,

-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,

-Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel PowerPoint, PIP).

 

III. Procedura e aplikimit
Për pozitën I dhe II

-Aplikacioni për punë - kërkesa,

-Biografia, CV-ja,

-Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj,

-Diploma e fakultetit,

-Letërnjoftimi, fotokopje,

-Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata,

-Dëshmi mbi përvojën e punës.

 

Aplikacioni merret në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, zyrën nr. 1 - KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zarf-pliko të mbyllur. Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në ueb-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 2.10.2020 e deri më 16.10.2020, prej orës 9.00 h – 15.00 h. Telefoni për kontakt 0290/320-650. 

 

Ferizaj, 1.10.2020                                                                                                                              

 

                                                                                                                      Bordi i Drejtorëve

                                                                                                                _______________________                                                                                                                                                                                                                     

                                                                                                                  Kryesuesi,  Burhan Salihu                                                                                                                                          

 

Konkursi për SEK dhe ZKF