Vendim

Ferizaj, - 15:31

Data: 18.06.2020 Për: Menaxherët e departamenteve Përgjegjësi i NjO-Kaçanik Përgjegjësi i ZSH-Hani i Elezit Cc: Departamenti i Financave-Shërbimi i Kontabilitetit Nga: Xhabir Morina, Kryeshef Ekzekutiv

Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/06 të datës 17.06.2020, Pikat 1 , 2, dhe 3,  Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Bifurkacioni, në konsultim dhe bashkëpunim me Stafin Menaxhues të kompanisë, merr këtë:

 

 

V  E  N  D  I  M

 

Rikthehen pjesërisht masat e reduktimit të stafit dhe veprimeve esenciale, në të gjitha departamentet e kompanisë, në Njësinë Operative - Kaçanik dhe në Zyrën e Shërbimeve – Hani i Elezit, në përputhje me Vendimin Nr. 02/06 të datës 17.06.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke mos rrezikuar për asnjë moment kryerjen e funksioneve themelore të kompanisë, në shërbim të konsumatorëve – qytetarëve.

Vendimi hyn në fuqi më 22.06.2020 dhe është i vlefshëm deri në marrjen e një vendimi tjetër, në përputhje me vendimet e organeve qendrore shtetërore.

 

 

A  r  s  y  e  t  i  m

 

Duke pasur parasysh se kohëve të fundit ka një rritje të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19 në nivel vendi dhe vendimin e lartëpërmendur të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për marrjen e masave përkatëse mbrojtëse, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Bifurkacioni, në konsultim dhe bashkëpunim me stafin menaxhues të kompanisë, mori vendim si në dispozitiv të këtij vendimi

Reduktimi i stafit dhe veprimeve esenciale do të jetë i plotë dhe i lëvizshëm - me rotacion, sipas nevojave emergjente të departamenteve të kompanisë

Vendimi është në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të punëtorëve të KRU-Bifurkacioni.

 

Reduktimi i stafit dhe veprimeve esenciale për periudhën kohore prej datës 18.06.2020, e deri në një vendim tjetër, në përputhje me vendimin e lartëpërmendur të Qeverisë së Republikës së Kosovës është si në vijim:

 

 

I.Departamenti i Prodhimit dhe Përpunimit të Ujit

Nuk lirohet askush nga puna dhe të gjithë punëtorët e departamentit punojnë me orar të plotë.

 

II. Departamenti Operativ

# Sektori i Verifikimit - Pëlqimeve

Nuk lirohet askush nga puna, por sektori do të punëjë me rotacion javor:

1.Hasan Reka,

2. Gazmend Salihi dhe

3. Nexhat Shabani,

4. Rrustem Ukzmajli.

 

# Sektori i Ujësjellës-Kanalizimit

#Njësia e Ujësjellësit

Nga puna lirohen:

1. Ilir Jashari dhe

2. Besnik Haziri.

Ndërsa, me rotacion javor, do të punojnë:

#Zejnullah Ramadani

1. Ibrahim Derguti,

2. Ali Maliqi,

3. Muharrem Hoxha,

4. Mehdi Aliti,

5. Driton Bytyqi,

6. Naim Krakoveti,

7.Vllaznim Hasani dhe

8. Besim Mekolli.

#Njësia e Kanalizimit

Nga puna lirohen:

1. Asan Sulaj.

Ndërsa me rotacion javor, do të punojnë:

1. Beqir Januzi

2. Rrustem Selmani,

3. Avni Salihu,

4. Lulzim Hasani,

5. Murtez Goliqi,

6. Jeton Xhela,

7. Fahri Hasani,

8. Rrahim Behluli dhe

9. Idaver Behluli

 

#Sektori i Autoparkut

Nga puna lirohet:

1.Bekim Cakolli

Ndërsa me gjysmë orari 8.00 – 12.00 do të punojë:

Gëzim Idrizi

 

# Sektori i Zonave Rurale

Nuk lirohet askush nga puna, por sektori do të punëjë me rotacion javor:

1. Ragip Selmani,

2. Naim Matoshi

3. Shaban Bytyqi

4. Halit Ivaja dhe

5. Blerim Rexhepi.

 

III. Departamenti i Humbjeve të Ujit

Nuk lirohet askush nga puna, por sektorët e DHU do të punojnë me rotacion ditor:

1.Tahir Jakupi

2. Afrim Arllati,

3. Hysen Shabani dhe

1. Afrim Spahiu

3. Blerand Esati.

 

IV. Departamenti Shitjes

Nuk lirohet askush nga puna dhe të gjithë punëtorët e departamentit punojnë me orar të plotë

 

V. Departamenti i Financave

Nga puna lirohen:

1. Kumrije Neziri,

 

VI. Departamenti i Shërbimeve për Konsumatorë

 

# Njësia e Verifikimit

Nga puna  lirohen:

2. Fidan Imeri dhe

5. Kemajl Haxhimusa.

 

VII. Departamenti i Administratës dhe Burimeve Njerëzore

Nga puna lirohen:

1. Selman Rexhepi dhe

2. Munish Hetemi.

 

VIII. Njësia Operative - Kaçanik

Nuk lirohet askush nga puna dhe të gjithë punëtorët e njësisë punojnë me orar të plotë

 

IX. Zyra e Sërbimeve – Hani i Elezit

Nuk lirohet askush nga puna dhe të gjithë punëtorët e zyrës punojnë me orar të plotë

 

# Nga puna, lirohen edhe:

1. Bardha Braha-Halili.

 

# Të gjithë punëtorët e tjerë të KRU Bifurkacioni ShA, të cilët nuk përmendën në këtë vendim, do të vazhdojnë të punojnë me orar të plotë.

 

Vendimi është shkruar në 11 (njëmbëdhjetë) kopje. Nga një kopje i dërgohet menaxherëve të departamenteve, një kopje Përgjegjësit të NjO-Kaçanik, një kopje Përgjegjësit të ZSh-Hani i Elezit, një kopje Departamentit të Financave (DF)-Shërbimit të Kontabilitetit dhe një kopje në arkiv-Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore (DABNj), për evidencë.

 

 

Kopje:

1x1 Menaxherëve të departamenteve,                                                                           Kryeshefi Ekzekutiv

1x1 Përgjegjësit të NjO-Kaçanik,                                                                                                     

1x1 Përgjegjësit të ZSh-Hani i Elezit,                                                                              _______________

1x1 DF-Shërbimi i Kontabilitetit,                                                                                       Xhabir Morina

1x1 Arkiv-DABNj.