Reagim

Ferizaj, - 16:24

Për opinionin publik

Data:             11.06.2020

Për:               Opinionin publik

Nga:              KRU BIFURKACIONI ShA Ferizaj

Lënda:          Reagim

 

KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, dënon aktin e papërgjegjshëm të para 2-3 ditëve, të kryer nga persona deri tash të panjohur, me të cilin është dëmtuar Stacioni i Pompimit në fshatin Kosinë, i cili është pjesë e Sistemit të Ujësjellësit Muhoc – Kosinë, sistem ky nga i cili furnizohen me ujë të pijes 6 (gjashtë) fshatra (Muhoci, Lloshkobarja, Kosina, Slivova, Kosharja dhe Tërni).

Për këtë akt të shëmtuar dhe vandal është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë të gjitha hapat për zbarjdhjen e rastit.

Veprimet e tilla, përpos që dëmtojnë drejtëpërdrejtë kompaninë dhe konsumatorët, janë mesazh jo i mirë për ne si shoqëri në përgjithësi, sepse tregojnë nivelin e ulët të kujdesit që ne tregojmë ndaj pronës publike.