Dita Botërore e Ujit 2020

Ferizaj, - 15:21

,,UJI DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE” FUSHATA ,,TË GJITHË SË BASHKU NË DITËN BOTËRORE TË UJIT” TË NDIHMOJMË PËR TË NDALUR PËRHAPJEN E VIRUSIT CORONA (COVID-19)

Çdo vit, 22 Marsi shënohet në të gjithë globin si Dita Botërore e Ujit (DBU), datë e  shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e shfrytëzimit racional të njërit prej elementëve më thelbësor në jetën tonë.

Tema e DBU 2020 për këtë vit ka qenë ,,Uji dhe Ndryshimet Klimatike’’ dhe ka për qëllim të tregojë se uji dhe klima janë të lidhur në mënyrë të pandashme me njëri-tjetrin.

Duke i marrë parasysh rrethanat nëpër të cilat po kalojmë, kjo DBU na gjen të gjithëve në një situatë të pazakontë dhe shumë sfiduese, sepse sikurse ne, edhe e gjithë bota, jemi duke u përballur me shpërthimin e pandemisë së shkaktuar nga  virusi Corona (COVID -19).

Rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat po kalojmë na obligojnë që të jemi edhe më shumë të kujdesshëm gjatë përdorimit të ujit të pijes, duke e përdorur atë me nikoqirllëk.

Të gjithë ne mund të ndihmojmë për të parandaluar përhapjen e Corona Virusit, duke ndjekur me  qetësi dhe disiplinë urdhërat që dalin nga institucionet përkatëse, por edhe duke kursyer ujin për të siguruar një furnizim stabil gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

 

 

Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunimin!

Ferizaj, 23.03.2020