Vendim për krijimin e Shtabit Emergjent dhe Shtabit Kujdestar

Ferizaj, - 16:39

Data:             17.03.2020

 

Për:               Shtabin Emergjent të KRU Bifurkacioniudhe

                      Shtabin Kujdestar të KRU Bifurkacioni

                      Punëtorët e KRU Bifurkacioni Sha Ferizaj

 

Cc:                Menaxherët e departamenteve

                      Përgjegjësi i NjO-Kaçanik

                      Përgjegjësi i ZSH-Hani i Elezit

                      Punëtorët e KRU Bifurkacioni Sha Ferizaj

 

Nga:              Xhabir Morina, Kryeshef Ekzekutiv

 

Lënda:          Vendim

 

 

Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/09, Pika 9, të datës 13.03.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19 dhe në vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Stafit Menaxhues të kompanisë të datës 14.03.2020, Kryeshefi Ekzekutiv merr këtë:

 

 

V  E  N  D  I  M

 

I.Formohet Shtabi Emergjent i KRU Bifurkacioni, si trup operativ vendim marrës, në këtë përbërje:

  1. Xhabir Morina, Kryesues,
  2. Besnik Aliu, Zëvendëskryesues,
  3. Valdet Syla, anëtar,
  4. Betim Hajdari, anëtar,
  5. Sylejman Aliu, anëtar,
  6. Valon Sadiku,anëtar,
  7. Jeton Shabani, anëtar.

 

II.Formohet Shtabi Kujdestar i KRU Bifurkacioni, si trup operativ zbatues, në këtë përbërje:

  1. Skënder Ferizi, Kryesues,
  2. Nazif Asllani, Zëvendëskryesues,
  3. Shkëlzen Selmani, anëtar,
  4. Tahir Jakupi, anëtar,
  5. Zejnullah Ramadani, anëtar.
  6. Samedin Rexha, anëtar,
  7. Nazif Dernjani, anëtar.

 

 

 

Këto dy shtabe, si trupa operative vendim marrëse dhe zbatuese, do ta organizojnë, udhëheqin dhe drejtojnë gjithë punën dhe aktivitetin administrativ - operativ të kompanisë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me njëri tjetrin. Shtabet do të funksionojnë derisa të jenë në fuqi vendimet e lartëpërmendura të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Kryeshefit Ekzekutiv e Stafit Menaxhues të Kompanisë.

 

A  r  s  y  e  t  i  m

 

Duke pasur parasysh situatën e krijuar lidhur me pëprhapjen e Corona Virus COVID-19, Vendimin e lartëpërmendur të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe vendimin e lartëpërmendur të Kryeshefit Ekzekutiv dhe Stafit Menaxhues të kompsanisë, për reduktime në veprimet esenciale dhe staf esencial (Pika 9 e Vendimit të lartëpërmendur të Qeverisë), Kryeshefi Ekzekutiv e konsideroi së të arsyshme, nevojshme dhe të domosdoshme formimin e dy shtabeve të lartëpërmendura, si trupa që e plotësojnë njëri tjetrin për një organizim dhe aktivitet më efikas e më efektiv të punës dhe aktivitetit të kompanisë, gjatë kohës sa do të jenë në fuqi vendimet e lartëpërmendura të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Kryeshefit Ekzekutiv dhe Stafit Menaxhues të kompanisë.

Vendimi është në funksion të organizimit më efikas dhe më efektiv të kompanisë për t’ju shërbyer konsumatorëve-qytetarëve me kohë dhe cilësi të duhur, si dhe në fonksion të mbrojtjes së shëndetit publik të punëtorëve të KRU-Bifurkacioni.

 

                                                                                                                                                                     Kryeshefi Ekzekutiv

                                                                                                     

                                                                                                                                                                       _______________

                                                                                                                                                                         Xhabir Morina

 

 

Vendimi për Shtabin Emergjent dhe Shtabin Kujdestar