Vendim për lirimin e njërit prind nga vendi i punës

Prishtinë, - 16:52

Data:             13.03.2020

Për:               Punëtorët e KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj

Cc:                Të gjitha departamentet, FPPU-Pleshinë, NjO-Kaçanik dhe ZSH-Hani i Elezit

Nga:              Xhabir Morina, Kryeshefi Ekzekutiv 

Lënda:          Vendim   

 

Duke u bazuar në Vendimin e Qeveris së Kosovës Nr.01/07 të datës 11.03.2020, për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në të gjithë territorin e Kosovës, si dhe masave parandaluese për shkak të koronavirusit, Kryeshefi Ekzekutiv merr:

 

 

 V  E  N  D  I  M

 

Zbatohet vendimi i Qeveris së Kosovës Nr.01/07 i datës 11.03.2020, për lirimin e njërit prind nga vendi i punës për t’u përkujdesur për fëmijët.

 

A r s y e t i m

 

Duke u bazuar në Vendimin e Qeveris së Repulikës së Kosovës nr.01/07 të datës 11.03.2020, për ndalimin e procesit edukativo - arsimor në tërë territorin e Kosovës dhe masat mbrojtëse ndaj koronavirusit, ndër të tjera, lejohet lirimi nga vendi i punës i njërit prej prindërve për t’u përkujdesur për fëmijët.

Për realizimin e kësaj të drejte, punëtori është i obliguar të sjellë dëshmi se të dy prindërit janë në marrëdhënie pune dhe dëshmi nga punëdhënësi i partnerit, me të cilin vërtetohet se i njejti nuk është në pushim për të njejtën arsye.

Vendimi është shkruar në 4 (katër) kopje. Një kopje i dorëzohet punëtorit, një kopje në dosjen e punëtorit, një kopje Departamentit të Financave (DF) – Shërbimit të Kontabilitetit dhe një kopje në arkiv-Departamentin e Administrates dhe Burimeve Njerëzore (DABNj), për evidencë.

 

                                                                                               

Kopje:

1x1 Punëtorit-es                                                                                                                                Kryeshefi Ekzekutiv

1x1 Në dosjen e punëtorit-es,

1x1 DF - Shërbimit të Kontabilitetit,                                                                                                     ________________

1x1 Arkiv-DABNj.                                                                                                                                     Xhabir Morina

 

 

Vendim për lirmin e njërit prind nga vendi i punës