Masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID 19 (Coronavirus)

Ferizaj, - 16:35

Data:             13.03.2020

Për:               Jeton Shabani, Përgjegjës i Sektorit të Ujësjellësave dhe Cilësisë së Ujit

                      në Zonat Rurale (SUCUZR)

Cc:                Të gjitha departamentet, FPPU-Pleshinë, Njo-Kaçanik dhe ZSH-Hani i Elezit

Nga:              Xhabir Morina, Kryeshef Ekzekutiv

Lënda:          Vendim

 

 

Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr. 01/07 të datës 11.03.2020 për masa parandaluese lidhur me Koronavirusin-Covid-19 dhe kërkesën e datës 12.03.2020 me nr. protokoli 323 të Jeton Shabanit, Përgjegjës i SUCUZR, për ndërmarrjen e masave të përgjithëshme mbrojtëse të shëndetit publik të punëtorëve të KRU Bifurkacioni ShA, Kryeshefi Ekzekutiv merr:

 

 

V  E  N  D  I  M

 

Duke pasur parasysh situatën e krijuar lidhur me Koronavirusin Covid-19 dhe në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të punëtorëve të KRU-B, Kryeshefi Ekzekutiv merr VENDIM që menjëherë të merren masa të përgjithshme mbrojtëse si më poshtë:

 

  • Dezinfektimi i të gjitha  objekteve të KRU-Bifurkacioni në Ferizaj (Administrata, FPPU, Arkat), nëNjO-Kaçanik dhe në ZSH-Han të Elezit,
  • Blerja e maskave për punëtorët, me prioritet për punëtorët të cilët kanë kontakt të drejtëpërdrejtë me konsumatorë-qytetarë dhe
  • Blerja e preparatit dezinfektues anti-bakterial për ta vendosur nëpër arka dhe tualete të objekteve ku qëndrojnë punëtorët.

 

 

 

                                                                                                                                     Kryeshefi Ekzekutiv

                                                                                                     

                                                                                                                                         _______________

                                                                                                                                           Xhabir Morina

 

 

Vendim për masat mbrojtëse kundër COVID -19