Njoftim për reduktime të ujit

Ferizaj, - 15:41

Për konsumatorët e fshatërave Lloshkobare, Kosinë, Muhoc, Slivovë, Koshare dhe Tërn

V  E  N  D  I  M

 

 

Duke pasur parasysh ankesat e vazhdueshme të qytetarëve-konsumatorëve të fshatrat Lloshkobare, Kosinë, Muhoc, Slivovë, Koshare dhe Tërn për mungesë të ujit të pijshëm, sidomos në Llashkobare dhe në pamundësinël që t’i gjejmë dhe eliminojmë të gjitha shkaqet dhe arsyet e kësaj mungese, kemi ardhur në përfundimin e pakëndshëm, por të detyrueshëm që të marrim VENDIM për reduktime të përkohëshme të ujit në këtë zonë.

 

Reduktimet do të fillojnë më 24.02.2020 dhe do të zgjasin deri në një vendim tjetër.

 

Reduktimet do të bëhen sipas këtij orari:

Ndërprerja e furnizimit me ujë fillon në ora 23.00 dhe zgjatë deri në orën 7.00 të mëngjesit.

 

Në ndërkohë, KRU Bifurkacioni do të punoj intensivisht në hulumtimin-gjetjen e shkaqeve dhe arsyeve të kësaj mungese të ujit dhe evitimin-eliminimin e tyre.

 

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Vendimi për fshatërat Loshkobare...