KONKURS

Ferizaj, - 08:09

Për vendet e lira të punës: 1. Zyrtar i SIGJ (Sistemi i Informacionit Gjeografik) – GIS (Geogrphic Information System) (1), 2. Zyrtar i Informimit - Zëdhënës (1), 3. Zyrtar i Faturimit (1), 4. Elektricist i Sektorit të Zonave Rurale (1).

Duke u bazuar në Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, Neni 8.1, Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nr. 07/2017 dhe Rregulloren mbi Sistematizimin e Punëve dhe  Detyrave të Punës të KRU Bifurkacioni ShA Nr.775 të  datës 24.12.2007, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, shpallë:

 

 

K O N K U R S

 

Për vendet e lira të punës në KRU Bifurkacioni - Ferizaj:

  1. Zyrtar i SIGJ (Sistemi i Informacionit Gjeografik) – GIS (Geogrphic Information System)   (1),
  2. Zyrtar i Informimit - Zëdhënës (1),
  3. Zyrtar i Faturimit (1),
  4. Elektricist i Sektorit të Zonave Rurale (1).

 

Kushtet:

Për  vendin e punës  në nr. rendor 1

-Përgatitja shkollore: Fakulteti,

-Përvoja e punës, e dëshirueshme .

 Për vendet e punës  në nr. rendor  2, 3 dhe 4

-Përgatitja shkollore:  Shkolla e Mesme,

-Përvoja e punës, e dëshirueshme.

 

Përgatitja profesionale, detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  1. Zyrtar i SIGJ-GIS:
  • Përvojë në programin SIGJ-GIS dhe shkathtësi në hartografi,
  • Përvojë në hartimin dhe administrimin e bazës së të dënave operative-gjeografike nga terreni,
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacionet Word, Excel dhe programet tjera të Microsoft Office,
  • Zhvillon, prodhon, azhurnon dhe mirëmban hartat të sakta dixhitale, me të dhëna operative-gjeografike,
  • Harton, kodon dhe konverton të dhënat ekzistuese nga burime të ndryshme,
  • Zhvillon dhe redakton elementet dhe simbolet e legjendës gjeografike,
  • Përgjegjës i mirëmbajtjes, ruajtjes dhe menaxhimit të burimeve të të dhënave,
  • Përgjegjës i zhvillimit dhe zbatimit të procedurave e standardeve të dokumentimit të të dhënave,
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
  • Kryen edhe punë tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e vet.

 

       II.   Zyrtar i Informimit:

  • Shkathtësi, hulumtuese, analitike dhe vlerësuese të informacionit,
  • Shkathtësi kompjeterike në aplikacionet e programeve Word, Excel dhe Power Point,
  • Krijon strategjinë e marrëdhënieve me publikun dhe kujdeset për organizimin e konferencave për shtyp dhe paraqitjeve tjera publike,
  • Monitoron mediat e shkruara dhe ato elektronika dhe përgatitë përmbledhje të informatave për menaxhmentin,
  • Mban kontakte me mediat e shkruara dhe ato elektronike dhe ju përgjigjet në bazë të kërkesave të tyre, gjithmonë në koordinim dhe me miratimin e Kryeshefit Ekzekutiv,
  • Përgatitë njoftimet, informatat, komunikatat, raportet, publikimet etj., për publikun, në koordinim dhe me miratimin e Kryeshefit Ekzekutiv dhe pastaj i vendosë në veb faqen e kompanisë dhe jua shpërndan mediave,
  • Furnizon, pasuron, rifreskon dhe e mirëmban veb faqen dhe rrjetet sociale të kompanisë me materiale dhe aktivitete të ndryshme të kompanisë,  
  • Aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion,
  • Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e Kryeshefit Ekzekutiv, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

 

 

 

      III.  Zyrtar i Faturimit:

  • Operon me modulin e faturimit,
  • Evidenton, mirëmban dhe përditëson të gjitha të dhënat e shërbimeve të faturimit të kompanmisë,
  • Regjistron dhe përditëson konsumatorët e regjistruar,
  • Faturon  shërbimet e rregullta dhe shërbimet e tjera,
  • Harton kontrata të shërbimeve dhe të riprogamimeve,
  • Verifikon faturimin para mbylljes së muajit, mbyllë-poston faturimin mujor dhe hapë ciklin e ri mujor,
  • Përgatitë plane të leximit dhe listën e ujëmatësve (UM) mekanik dhe elektronik për lexim, në bashkëpunim me përgjegjësit e arkëtuesve dhe lexuesve të UM,
  • Përgatitë raporte të rregullta mujore, tre mujore, gjashtë mujoredhe vjetore të punës,
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe mbarëvajtjen e sistemit të faturimit,
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
  • Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

 

 

       IV.  Elektricist i Sektorit të Cilësisë së Ujit-Njësia e Zonave Rurale:

  • Kontrollon rregullisht punën e pompave zhytëse dhe shtytëse dhe matë tensionin e rrymës në stacionet e pompimit të ujësjellësve,
  • Rregullon dhe mirëmban pajisjet elektrike të stacioneve të pompmit të ujësjellësve (soft strarterë, frekuentorë dhe tabelat komanduese),
  • Kontrollon, mirëmban dhe pastron elektromotorët,
  • Kontrollon dhe mirëmban pjesët elektrike dhe ndriçimin elektrik të stacioneve të pompimit të ujësjellësve,
  • Kontrollon dhe mirëmban aparaturat e klorifikimit të stacioneve të pompimit të ujësjallësve,
  • Mban ditarin e rregullt të punës, duke shënuar problematikat e shfaqura në stacionet  pompimit të ujësjellësve,
  • Është përgjegjës për ruajtjen e objekteve të stacioneve të pompimit të ujësjellësve  dhe rrethojave të tyre,
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
  • Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

 

 Dokumentet e nevojshme:

              -Aplikacioni për punësim – Kërkesa,

              -Diploma e përgatitjes shkollore,

              -Ekstrakti i lindjes, jo më i vjetër se 6 muaj,

              -Leternjoftimi fotokopje,

              -Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga Gjykata, jo më i vjeter se 6 muaj.

 

Aplikacioni për punësim merret në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, zyra nr. 1 - KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar, në zarf-pliko të mbyllur.  Afati i konkursit për aplikim është i hapur  15 ditë, nga dita e publikimit në web-faqen e kompanisë dhe në shjtypin ditor, duke filluar nga data 26.09.2019 e deri më 10.10.2019, prej orës  9.00 h deri në ora 15.00 h. Telefoni për kontakt  0290 320 – 650.                 

 

 

Ferizaj, 25.09.2019

                                                                                                                                                           Kryeshefi Ekzekutiv                                                                                                                                                                                                                                                                                ________________

                                                                                                                 Xhabir Morina

 

 

KONKURS 26.09.2019