KONKURS
Ferizaj,
-
15:12
Për vendin e punës: Sekretar i kompanisë
Duke u bazuar në Nenin 21, Paragrafi 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, në Nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Nenit 21, Paragrafi 21.4 të Ligjit bazik Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, në Nenin 8, Pika 1 dhe 2 të Ligjit të Punës 03/L-212, si dhe në Nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik Nr. 07/2017, Bordi i Drejtorëve (BD) të KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, në mbledhjen e mbaqjtur më 28.06.2019, mori vendim të shpallë:
K O N K U R S
Për vendin e punës: Sekretar i kompanisë (1)
-Orari i plotë i punës - Po,
-Kohëzgjatja e kontratës - 3 vjeçare,
-Koeficienti - në përputhje me politikat zhvillimore të kompanisë.
I. Detyrat dhe përgjegjësitë e punës
-Udhëheqë dhe mbikqyrë punët juridike-administrative në kompani,
-Vepron si agjent i kompanisë për pranimin e njoftimeve,
-Kryen të gjitha aktivitetet, publikimet për autoritetin përkatës siç kërkohet me ligj dhe statut,
-Koordinon punët me Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë dhe përgatit materialet dhe dokumente për mbedhjet e BD,
-Mbikqyrë mirëmbajtjen dhe azhurimin e rregullt në web-faqen e kompanisë,
-U jep këshilla juridike punëtorëve të kompanisë,
-Është përgjegjës për mbajtjen e proçesverbaleve të secilës mbledhje të BD dhe Komitetit të Auditimit,
-Është përgjegjës për harmonizimin e akteve normative në kompani me ligjet në fuqi,
-Është përgjegjës për zbatueshmërinë e ligjit në kompani,
-Për punën e tij, i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv dhe BD.
II. Përgatitja shkollore
-Fakulteti Juridik,
-Së paku 3 (tre) vjet përvojë pune,
-Të këtë aftësi për punë nën presion,
-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,
-Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Axcel Powerpoint, PIP).
III. Procedura e aplikimit
-Aplikacioni për punë - kërkesa,
-Biografia, CV-ja,
-Çertifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj,
-Diploma e fakultetit,
-Letërnjoftimi, fotokopje,
-Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata,
-Dëshmi mbi përvojën e punës.
Aplikacioni merret në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, zyrën nr. 1 - KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zarf-pliko të mbyllur. Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në web-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 19.07.2019 e deri më 2.08.2019, prej orës 9.00 h – 15.00 h. Telefoni për kontakt 0290/320-650.
Ferizaj, 19.07.2019 UD Kryesuesi i BD
_______________
Burhan Salihu
Konkursi per Sekretar