RISHPALLJE KONKURSI
FERIZAJ,
-
16:04
Për vendin e punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit
Duke u bazuar në Nenin 21, paragrafi 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, Nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e nenit 21 paragrafi 21.4,i Ligjit bazik Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, në Nenin 8, Pika 1 dhe 2 të Ligjit të Punës 03/L-212, si dhe në Nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik Nr. 07/2017, Bordi i Drejtorëve në KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, në mbledehjen e mbaqjtur më 22.02.2019, mori vendim të rishpallë:
K O N K U R S
- Për vendin e punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit (1)
-Orari i plotë i punës - Po,
-Kohëzgjatja e kontratës - 3 vjeçare,
-Koeficienti - në përputhje me politikat zhvillimore të kompanisë.
I. Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
-Udhëheqë, organizon, përcjell dhe kontrollon punën e shërbimit financiar të kompanisë,
-Siguron zbatimin e politikës financiare sipas vendimeve të Bordit Ekzekutiv të kompanisë dhe Bordit të Drejtorëve,
-Përkujdeset për sigurimin e mjeteve për punë të rregullt dhe pagesën e detyrimeve,
-Jep udhëzime për organizimin e metodës së punës të kontabilitetit financiar,
-Përgatit planin për propozim të të hyrave të përgjithshme dhe shpërndarjen e tyre,
-Kujdeset për koordinimin e punëve në kontabilitet, financa, plan dhe analizë,
-Zbaton ligjshmërinë në fushën e financave,
-Harton planet vjetore dhe periodike të kompanisë në afate ligjore,
-Kujdeset për afarizëm të suksesshëm të kompanisë dhe pagesën e të ardhurave personale të punëtorëve,
-Për punën e vet i përgjegjet Bordit të Drejtorëve.
II. Përgatitja shkollore:
-Fakulteti Ekonomik,
-Së paku 5 (pes) vjet përvojë pune në fushën e financave, pas diplomimit,
-Të këtë aftësi për punë nën presion,
-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,
-Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Axcel Powerpoint, PIP).
III. Procedura e aplikimit:
-Aplikacioni për punë - kërkesa,
-Biografia - CV-ja,
-Çertifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj,
-Diploma e fakultetit,
-Letërnjoftimi, fotokopje,
-Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata,
-Dëshmi mbi përvojen e punës.
Aplikacioni merret në Departamentin e Administratës, zyrën nr. 1- KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zarf-pliko të mbyllur. Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në web-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 26.02.2019 e deri më 12.03.2019, prej orës 9.00 h – 15.00 h. Telefoni për kontakt 0290/320-650.
Ferizaj, 25.02.2019 UD. Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve
__________________
Burhan Salihu
KONKURSI-ZKFTH